Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinez premton punë të madhe te Barcelona

Qendërmbrojtësi Inigo Martinez ka thënë se është duke u përgatitur fort për t’u paraqitur sa më mirë me skuadrën e Barcelonës.

32-vjeçari Martinez u prezantua si lojtar i ri i Barcelonës të enjten, një javë pasi nënshkroi kontratë dyvjeçare me kampionen e Spanjës.

Ai u transferua si futbollist i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Athletic Bilbaon.

Martinez ka qenë një prej qendërmbrojtësve më të mirë në ligën spanjolle për disa vjet.

Ai luajti fillimisht për Real Sociedadin nga viti 2011, para se t’i bashkohej skuadrës tjetër baske, Bilbaos, në vitin 2018.

“Më karakterizon shpirti luftarak dhe garues. Do të punojë po aq fortë sa të tjerët. E di se në çfarë klubi kam ardhur dhe e di se çfarë duhet të bëj”, ka deklaruar ai.

Edhe Barça njofton për largimin e Martinezit Futboll 11 muaj më parë Barça njofton për largimin e Martinezit

Në qendër të mbrojtjes, Martinez do të luftojë për një vend me Ronald Araujon, Andreas Christensenin dhe Jules Kounden.

Martinezi ka 20 paraqitje për Spanjën por asnjëherë nuk ishte në një turne madhor.

Barcelona në këtë afat kalimtar të verës ka transferuar edhe Ilkay Gundoganin si futbollist të lirë nga Manchester City, ndërsa ditë më parë e prezantoi edhe brazilianin e ri, Vitor Roque.