Inigo Martinez do të jetë përforcimi i parë te Barcelona për sezonin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” raporton të enjten se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me mbrojtësin 31-vjeçar.
Martinez te Barça do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Athletic Bilbaon. Ai me Barcelonën do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit, ndërsa gjithçka do të bëhet zyrtare muajin tjetër.
Martinez prej vitit 2018 është pjesë e Bilbaos, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 14 paraqitje dhe një gol në të gjitha garat. Para Bilbaos, Martinez ka luajtur edhe te Real Sociedadi, ndërsa ka edhe 19 ndeshje me Përfaqësuesen e Spanjës.