Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon Martinezin

Inigo Martinez

Mbrojtësi Inigo Martinez ka gjasa të mëdha t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës në afatin kalimtar të janarit, përcjell “Diario Sport” të premten.

Mësohet se Barça po insiston në transferimin e Martinezit dhe për kartonin e tij është gati të ofrojë rreth dhjetë milionë euro.

Martinezi ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në fund të këtij sezoni, ndërsa te Barcelona po shihet si zëvendësim ideal për Gerard Piquen.

Pique ka bërë të ditur se në janar do të largohet nga Barcelona, pasi do të përshëndetet nga futbolli aktiv.

Martinez, 31-vjeçar, këtë edicion ka tetë paraqitje në La Liga, ndërsa është pjesë e Bilbaos prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Real Sociedadi.

Artikuj të ngjashëm