Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nuk është dorëzuar për Martinezin

Inigo Martinez

Barcelona nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit Inigo Martinez, ka njoftuar të hënën “Mundo Deportivo”.

Bëhet e ditur se Barça po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit dhe së shpejti do t’i nisë negociatat me Athletic Bilbaon.

Martinez ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh, por te Barcelona po shpresojnë në një tarifë më të ulët, duke pasur parasysh se atij kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.

31-vjeçari te Barça po shihet si përforcim i madh për mbrojtjen, ndërsa edhe pjesë e Bilbaos prej vitit 2018. Këtë edicion, ai ka shtatë paraqitje në La Liga, kurse karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi.

Artikuj të ngjashëm