Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pas Martinezit

Atletico Madridi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit Inigo Martinez, ka bërë të ditur “COPE” të premten.

Thuhet se ekipi nga Madridi tashmë ka nisur kontaktet me 31-vjeçarin, i cili në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë. Martinezi nuk do ta rinovojë kontratën me Athletic Bilbaon dhe po shqyrton ofertën e Atletico Madridit.

Mësohet se atij i është ofruar kontratë trevjeçare nga Atletico, ndonëse interesim për transferimin e tij ka shfaqur edhe Barcelona.

Martinezi këtë sezon ka regjistruar vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa karrierë në Spanjë ka bërë edhe te Real Sociedadi. Ai prej janarit të vitit 2018 është pjesë e Bilbaos, ndërsa ka edhe 19 ndeshje të luajtura me Spanjën.