Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston për Martinezin

Inigo Martinez

Mbrojtësi i Athletic Bilbaos, Inigo Martinez, ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës.

“Mundo Deportivo” raporton të enjten se Barcelona po insiston në transferimin e 31-vjeçarit verën e ardhshme. Barça tashmë është në kontakte me Martinezin, i cili parimisht ka pranuar transferimin në “Camp Nou”.

Martinez ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bilbaon që i skadon në fund të sezonit, dhe te Barcelona mund të transferohet si lojtar i lirë.

Ai edhe këtë verë u kërkua nga Barcelona, por Bilbao kërkoi mbi 20 milionë euro për kartonin e tij. Këtë edicion, Martinez ka dy paraqitje në La Liga kurse karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi.

Artikuj të ngjashëm