Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça me ofertë për Martinezin

Inigo Martinez

Barcelona po synon transferimin edhe të një mbrojtësi tjetër gjatë kësaj vere. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të hënën se Barcelona tashmë ka bërë ofertë për Inigo Martinezin e Athletic Bilbaos.

Martinez 31-vjeçar ka kontratë me Bilbaon deri në vitin e ardhshëm dhe për kartonin e tij, Barça ka ofruar dhjetë milionë euro.

Martinez, i cili ka edhe 13 paraqitje me Spanjën, është pjesë e Bilbaos prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Real Sociedadi.