Skuadrat nga Premier League kanë shprehur interesim për sulmuesin e Barcelonës, danezin Marthin Braithwaite, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” gjatë kësaj vere.
Bëhet e ditur se Brightoni, West Hami dhe Wolverhamptoni po synojnë transferimin e Braithwaitet, për të cilin Barcelona po kërkon 15 milionë euro dëmshpërblim.
Te Barcelona nuk po llogaritin në danezin për sezonin e ardhshëm, pasi tashmë kanë siguruar shërbimet e Memphis Depayt e Sergio Agueros.
Braithwaite ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024 kurse sezonin e shkuar ka shënuar shtatë gola në 42 ndeshje.
Sulmuesi 30-vjeçar ishte pjesë e Danimarkës që u eliminua në gjysmëfinale të “Euro 2020”.
Artikuj të ngjashëm