Diego Costa është përforcimi më i ri i skuadrës së Wolverhamptonit.
Sulmuesi spanjoll është prezantuar të hënën tek ekipi anglez, me të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni. Costa te Wolvesi është transferuar si lojtar i lirë, pasi ka qenë pa klub prej fillimit të këtij viti.

Për 33-vjeçarin, kjo do të jetë aventura e dytë në futbollin anglez, pasi prej vitit 2014 deri në vitin 2018 ka luajtur për Chelsean, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni të Anglisë. Te Wolvesi presin shumë prej Costas, i cili do të jetë i gatshëm për lojë prej ndeshjes së ardhshme.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur të mirëpresim Diego Costan, i cili është kthyer në Premier League. Ai është një fitues serial dhe do ta ndihmoj ekipin shumë”, ka thënë kreu i Wolvesit, Jeff Shi.
VIDEO: