Lideri i elitës së futbollit të Brazilit, Botafogo, e ka transferuar ish-sulmuesin e Chelseat dhe Atletico Madridit, Diego Costa.
Costa është transferuar te skuadra braziliane si futbollist i lirë. 34-vjeçari ishte lojtar i lirë qëkur u largua nga Wolverhamptoni në qershor dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
“Jam shumë i lumtur që jam zgjedhur të jem pjesë e kësaj familje të madhe”, ka shkruar Costa në rrjetet sociale.
Costa do të ribashkohet me ish-trajnerin e Wolvesit, Bruno Lage.
Në edicionin e kaluar u paraqit në 32 ndeshje në Premier League.
E shënoi golin e parë në elitën angleze në afër gjashtë vjet, në fitoren 2:0 ndaj Brentfordit në muajin prill.
Edhe
Douglas Costa pritet të bëjë kthim befasues në Itali
Costa i fitoi dy tituj të ligës dhe shënoi 59 gola me Chelsean.
E ka fituar edhe dy herë La Ligën dhe Ligën e Evropës sa ishte pjesë e Atletico Madridit.
Botafogo po dominon në Serie A të Brazilit me 15 fitore në 19 ndeshje dhe ka 16 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, Flamengo.