Diego Costa do të rikthehet në Premier League.
Braziliani që është reprezentues i Spanjës do të jetë këtë javë në Angli për t’i kryer testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë me Wolvesin.
“The Athletic” raporton se bisedime janë afër finalizimit dhe pritet që Costa të firmos me klubin anglez deri në verën e vitit 2023. Ai do të kalojë te Wolvesi si lojtar i lirë.
Atletico-MG nga Brazili është klubi i fundit ku ka luajtur 33-vjeçari. Nga janari është lojtar i lirë. Costa ka përvojë në futbollin anglez pasi nga viti 2014 deri më 2018 ka qenë pjesë e Chelseat.