Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa do t’i bashkohet Fenerbahçes

Sulmuesi Diego Costa do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Mediumet e huaja kanë raportuar se ai do të transferohet te skuadra e Fenerbahçes.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe Costa do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Ai do të firmosë kontratë deri në fund të këtij sezoni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

33-vjeçari te Fenerbahçe do të transferohet si lojtar i lirë pasi u largua nga skuadra e Atletico Mineiros.