Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta afër marrëveshjes me Costan

Diego Costa

Atalanta ka nisur bisedimet me sulmuesin Diego Costa. Skuadra nga Bergamo thuhet se është afër marrëveshjes me Costan që është futbollist i lirë.

Sulmuesi spanjoll thuhet se ka kërkuar kontratë deri në vitin 2023 për t’u transferuar në Serie A.

33-vjeçari pëlqehet nga trajneri Gian Piero Gasperini.

Costa së fundmi ishte pjesë e skuadrës braziliane Atletico Mineiro.