Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa nuk i bashkohet Salernitanas

Sulmuesi Diego Costa nuk do t’i bashkohet skuadrës së Salernitanas përkundër që ishte paralajmëruar si përforcim nëpër mediumet italiane.

Bëhet e ditur se ishte ekipi nga Serie A, që ka hequr dorë në momentet e fundit për shkak se nuk ishin të bindur nga gjendja fizike dhe motivimi i sulmuesit Costa.

Sulmuesi i Spanjës kishte pranuar ofertën e Salernitanas dhe pritej t’i bashkohej si lojtar i lirë. Mirëpo, te Salernitana kanë konstatuar se 33-vjeçari nuk ishte fare në formë të mirë fizike prej se u largua nga Atletico Miniero në fillim të këtij muaji. Salernitana i kishte ofruar Costas kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër nëse do të mbetej në elitën e futbollit italian.