Atalanta është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Diego Costan.
Sulmuesi brazilian është futbollist i lirë dhe nuk ka vendosur ende për të ardhmen.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se skuadra nga Bergamo ka kontaktuar lojtarin dhe tashmë ka nisur bisedimet.
Për 33-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe skuadra nga kampionati i Turqisë.
Costa gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat si: Braga, Atletico Madridi, Albacete, Chelsea.