Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldum i ofrohet Milanit

Georginio Wijnaldum do të shitet gjatë kësaj vere nga Paris Saint-Germaini.

Mesfushori holandez nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij sezonin e shkuar dhe do të largohet nga parisienët.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se PSG-ja ia ka ofruar shërbimet e Wijnaldumit skuadrës së Milanit.

“Rossonerët” janë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ri dhe po e shohin si mundësi të mirë transferimin e Wijnaldumit.