Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldum afër rikthimit nga lëndimi

Skuadra e Romës po shpreson ta ketë në dispozicion mesfushorin Georginio Wijnaldum për vitin e ardhshëm. Holandezi u huazua te Roma para fillimit të këtij sezoni, por u lëndua në ndeshjen e parë.

Ai është rikuperuar pothuajse plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për lojë prej ditëve të para të janarit.

32-vjeçari po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm te Roma për pjesën e dytë të këtij sezoni. Ai është huazuar nga Paris Saint-Germaini dhe klubi italian ka opsionin e blerjes së tij në verën e vitit të ardhshëm për 12 milionë euro.

Wijnaldum vitin e shkuar iu bashkua PSG-së nga Liverpooli kurse ka luajtur edhe për Newcastle Unitedin, PSV Eindhovenin e Feyenoordin.

Artikuj të ngjashëm