Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldumi, një hap larg huazimit te Roma

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum, raportohet se është vetëm një hap larg huazimit te Roma.

“Gianluca Di Marzio”, shkruan se PSG-ja dhe Roma po punojnë shumë për të përfunduar sa më shpejt marrëveshjen. Madje, një gjë e tillë mund të ndodhë në mbrëmjen e së mërkurës.

Roma ka rënë dakord që të paguajë 5 milionë euro për pagën e lojtarit nga 7.2 milionë sa e ka pagën te Parisi. Ndërkaq lojtari ka hequr dorë nga 1 milionë euro bruto të bonuseve për të ndihmuar në realizimin e huazimit.

Wijnaldumi do të huazohet deri në fund të sezonit, por Roma do të ketë të drejtën e blerjes.

Te Roma shpresojnë që mesfushori holandez të arrijnë në kryeqytetin e Italisë të enjten.

Ndeshjen e parë këtë sezon në Serie A, Roma e luan kundër Salernitanës me 14 gusht.

Artikuj të ngjashëm