Mesfushori Georginio Wijnaldum pritet të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Romës. “Calciomercato” ka bërë të ditur se Roma ka arritur parimisht marrëveshje me holandezin dhe po negocion me Paris Saint-Germainin për lirimin e tij.
Wijnaldum ka kërkuar largimin nga Parisi, pasi sezonin e shkuar ka pasur minutazhë të vogël dhe te Roma po shihet si përforcim i duhur për mesfushën. Roma po kërkon huazimin e tij njëvjeçar me opsionin e blerjes vitin tjetër.
31-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Parisit si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin dhe ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024.