Skuadra e Romës ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për mesfushorin Georginio Wijnaldum. Fabrizio Romano ka raportuar të mërkurën se marrëveshja mes palëve do të zyrtarizohet së shpejti dhe Wijnaldum do t’i bashkohet Romës.
Holandezi do të huazohet te Roma për një vit, me ekipin italian që ka opsionin e blerjes së kartonit të tij verën e ardhshme.
31-vjeçari iu bashkua Parisit vitin e shkuar si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin, por nuk bindi me paraqitjet e tij.
Te Roma, ai po shihet si përforcim i duhur për mesfushën. Wijnaldum ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm