Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma kontakton PSG-në për Wijnaldumin

Georginio Wijnaldum do të shitet gjatë kësaj vere nga Paris Saint-Germaini.

Holandezi nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij dhe do të largohet nga kampioni francez.

Së fundmi interesim për Wijnaldumin ka shprehur skuadra italiane Roma.

Klubi kryeqytetas do të nisë negociatat me PSG-në për të parë situatën e lojtarit.

Trajneri Jose Mourinho e konsideron mesfushorin si përforcim të madh për kampionatin e ri.

Edhe holandezi është i pakënaqur me situatën e krijuar te klubi francez.

Wijnaldum ka kontratë me parisienët deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm