Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldumi do të prezantohet te Roma të premten

Georginio Wijnaldumi do të huazohet te Roma nga PSG-ja.

Gazetari i specializuar për transferime, Fabrizo Romano, ka shkruar të enjten se Wijnaldumi do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Roma ditën e premte dhe më pas do të nënshkruajë me klubin nga kryeqyteti i Italisë.

Bëhet e ditur se Roma do të ketë të drejtën e blerjes së mesfushorit holandez në fund të sezonit për 8 milionë euro.

Roma do t’i paguajë 5 milionë euro në sezon Wijnaldumit, rreth 50 për qind të pagës që kishte te Parisi.

Artikuj të ngjashëm