Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mund ta transferojë Wijnaldumin

Milani mund ta transferojë Georginio Wijnaldumin, raporton të hënën “calciomercato”.

Paris Saint-Germaini dëshiron ta shesë mesfushorin 31-vjeçar, ndërsa interesim ka treguar edhe klubi tjetër italian, Roma.

Wijnaldum me kampionin e Francës ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Pjesë e klubit të Parisit është qe prej verës së vitit të kaluar.