Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi nis bisedimet me Wijnaldumin

Georginio Wijnaldum mund të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint-Germain.

Mesfushori holandez nuk është i kënaqur me situatën te klubi francez këtë edicion.

Sipas “Mundo Deportivo” interesim për mesfushorin ka shprehur Atletico Madridi.

Drejtuesit e klubit spanjoll do të nisin bisedimet me PSG-në për të tentuar transferimin e Wijnaldumit.

PSG-ja është e gatshme ta shesë 31-vjeçarin për rreth 30 milionë euro dëmshpërblim.

Wijnaldum këtë edicion në 29 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.

Artikuj të ngjashëm