Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Georginio Wijnaldum.
Mediumet spanjolle kanë raportuar se krerët e ekipit nga La Liga së shpejti pritet ta kontaktojnë Paris Saint-Germainin për 31-vjeçarin.
Atletico po synon transferimin e holandezit në fund të këtij edicioni duke pasur parasysh faktin se ai është i gatshëm të largohet nga Parisi për një ekip ku do të kishte hapësirë më të madhe.
Wijnaldum verën e shkuar iu bashkua Parisit si lojtar i lirë dhe deri më tani ka shënuar tre gola e ka bërë dy asistime në 27 ndeshje. Atletico është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij. Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.