Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij edicioni. Ekipi francez po kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë Wijnaldumin, i cili kohët e fundit po kërkohet nga Atletico Madridi e Aston Villa.
31-vjeçari nuk është i kënaqur te PSG-ja, pasi nuk është titullar në ekipin e trajnerit Mauricio Pochettino. Ai iu bashkua ekipit francez para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin.
Wijnaldum te PSG-ja, ka tre gola e dy asistime në 29 ndeshje dhe me ekipin nga Ligue 1 ka kontratë deri në verën e vitit 2024.