Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja nxjerr Wijnaldumin në shitje

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, ka ftuar skuadrat e interesuara për shërbimet e holandezit Gerginio Wijnaldum. “Le Parisien” ka shkruar të enjten se Wijlandum do të largohet në verë, pasi drejtuesit e PSG-së kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Për ta lënë të lirë 31-vjeçarin, Parisi po kërkon rreth 25 milionë euro. Wijnaldum iu bashkua ekipit francez para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Në 36 ndeshje në të gjitha garat, Wijnaldum ka tre gola e po aq asistime. Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm