Mesfushori Georginio Wijnaldum do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij.
E mediumet e huaja kanë raportuar se holandezi ka paralajmëruar kthimin në Premier League. Ai iu bashkua PSG-së para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin, por te ekipi francez nuk është titullar.
31-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka po aq asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat për parisienët, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2024.
Interesim për shërbimet e tij, kanë shprehur Arsenali, Newcastle e West Hami.