E ardhmja e Georginio Wijanldumit te Paris Saint-Germain vazhdon të mbetet e paqartë.
Mesfushori holandez nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij te kampioni francez.
Ai ka luajtur kryesisht si zëvendësues te parisienët edicionin e shkuar dhe kjo ka bërë që holandezi të jetë i pakënaqur.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se Wijanldum mund të largohet gjatë kësaj vere.
Së fundmi, interesim për lojtarin kanë shprehur tri skuadra angleze.
Evertoni, Leicester dhe West Hami janë ekipet e interesuara për 31-vjeçarin.