Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSV-ja pas Wijnaldumit

E ardhmja e Georginio Wijnaldumit te Paris Saint-Germaini vazhdon të mbetet e paqartë.

Mesfushori nuk ka arritur ta gjejë veten te skuadra franceze duke luajtur kryesisht si zëvendësues edicionin e shkuar.

Holandezi mund të largohet gjatë kësaj vere pasi nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë.

Këtë situatë po tenton ta shfrytëzojë skuadra PSV Eindhoven. Drejtuesit e PSV-së kanë nisur kontaktet me lojtarin dhe po synojnë ta bindin të rikthehet në Kampionatin holandez.