Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldumi dëshiron t’i bashkohet Arsenalit

Mesfushori Georginio Wijnaldum po dëshiron të rikthehet në Premier League pas vetëm gjashtë muajve te Paris Saint-Germaini.

Mediumet franceze kanë raportuar të martën se holandezi po kërkon kalimin te Arsenali, ekip me të cilin thuhet se ka arritur marrëveshje.

Wijnaldum, i cili iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin, nuk është aspak i kënaqur me statusin e tij te ekipi francez.

Ai nuk është titullar dhe nuk ka shumë hapësirë te trajneri Mauricio Pochettino dhe për këtë arsye po e kërkon largimin. 31-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 25 ndeshje për PSG-në, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.