Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum do të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit për t’u kthyer në Premier League.
Sipas mediumeve angleze, Wijnaldum pritet të transferohet te Newcastle, ekip që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWijnaldum po ashtu, ka kërkuar largimin nga PSG-ja, për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion dhe dëshiron të kthehet në Angli.
Ai te ekipi francez u transferua para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë dhe deri më tani ka 20 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat kryesisht është aktivizuar nga banka e rezervistëve.
31-vjeçari që ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.