Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldum mund të kthehet te Newcastle

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum mund të kthehet në Premier League dhe atë te skuadra e Neëcastle Unitedit gjatë janarit, kanë njoftuar mediumet angleze të hënën.

Wijnaldum pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini muajin tjetër për shkak se nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur në ekip dhe Newcastle është i gatshëm ta rikthejë në radhët e veta. Wijnaldum ka luajtur një sezon (2015/16) për Newcastlen përpara se të transferohet te Liverpooli.

Ai në verën e këtij viti iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë, por nuk pasur minutazhë të madhe të ekipi francez. Ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në 22 paraqitje në të gjitha garat kurse me PSG-në ka kontratë deri në vitin 2024.

Newcastle ka kërkuar huazimin e tij me opsionin e blerjes në fund të sezonit, nëse arrin ta siguron mbetjen në Premier League edhe për edicionin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm