Menaxheri Arsene Wenger ka mohuar raportimet se mund të ketë probleme me disiplinën nëse Pierre-Emerick Aubameyang transferohet tek Arsenali nga Borussia Dortmundi gjatë muajit janar.
Sulmuesi është lidhur me një kalim në Londër shkaku i problemeve që ka me kryesinë e Dortmundit dhe raportohet se me çdo kusht po kërkon largimin nga klubi gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari është lënë jashtë ekipit disa herë gjatë këtij sezoni për arsye disiplinore, përfshirë vonesat në stërvitje dhe takime të ekipit.
Dortmundi dëshiron shitjen e tij dhe besohet se është në bisedime të avancuara me Arsenalin për marrëveshjen 60 milionë funtesh.
“Nuk kam çfarë të shtoj. Këto gjëra janë më mirë sikur të ishin sekrete dhe sikur ju të mos komentonit para se të vinte njoftimi zyrtar”, ka thënë Wenger.
I pyetur nëse Aubameyang i përshtatet ekipit, Wenger ka shtuar: “Po, sepse karakteri mund të ketë shenja pozitive dhe negative, por mbi të gjitha shikoni arritjet e lojtarit në karrierën e tij dhe kur është pozitiv, karakteri i tij mund të përdoret në mënyrë pozitive”.