Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang nuk dëshiron të largohet nga futbolli evropian.
“The Athletic” shkruan të hënën se Aubameyang ka refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave që nuk janë nga Evropa për arsye se nuk dëshiron që karrierën ta vazhdojë në ndonjë kontinent tjetër. Ai nuk bën pjesë në planet e Arsenalit dhe klubi nga Londra tashmë e ka nxjerrë në shitje 32-vjeçarin për shkak se ka thyer rregulloren disiplinore të klubit.
Për kartonin e tij, Arsenali po kërkon rreth 15 milionë euro ndërsa oferta zyrtare ka marrë kryesisht prej skuadrave nga Katari. Ai ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit të ardhshëm kurse këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.