Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aubameyang i vendosur të qëndrojë te Arsenali

Pierre-Emerick Aubameyang, nuk do të largohet nga Arsenali.

“Express Sport” shkruan se futbollisti nga Gaboni po i injoron spekulimet në lidhje me të ardhmen e tij, pasi ai është plotësisht i përkushtuar te klubi nga Londra.

Në mediat angleze dhe spanjolle, është raportuar se Barcelona ka shfaqur interesim për kapitenin e Arsenalit. Por, Aubameyangu është i vendosur që të mbetet pjesë e Arsenalit, të paktën edhe për edicionin 2021/2022.

Kontrata me klubin anglez, 32-vjeçarit i skadon në verën e vitit 2023.

Për Aubameyangun, Arsenali i ka paguar Dortmundit 63.75 milionë euro në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm