Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon transferimin e Aubameyangut

Skuadra e Barcelonës po synon transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang kanë raportuar të enjten mediumet spanjolle.

Bëhet e ditur se te Barça po duan ta bindin Arsenalin në lirimin e Aubameyangut gjatë afatit kalimtar të janarit. Te Barcelona po e shohin Aubameyangun si zëvendësim të duhur për Sergio Agueros, i cili do të qëndrojë të paktën tre muaj jashtë fushe.

Aubameyang është kapiten i Arsenalit, por më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023. Ai këtë sezon, ka shënuar shtatë gola në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.

32-vjeçari iu bashkua Arsenalit në vitin 2018 nga Borussia Dortmundi dhe kartoni i tij, aktualisht vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm