Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston ta transferojë Aubameyangun

Barcelona e ka rritur interesimin për futbollistin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

“Sport” shkruan se Barça është duke e monitoruar situatën jo të mirë që Aubameyangu po e kalon te skuadra nga Londra.

Futbollistit nga Gaboni i është hequr shiriti i kapitenit dhe është suspenduar nga klubi anglez për shkak të thyerjes së rregullave.

Barcelona pritet të bëjë ofertë zyrtare në janar. Për sulmuesin e Arsenalit interesim ka shfaqur edhe Juventusi.

32-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm