Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Aubameyangun

Juventusi ka shfaqur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e klubit italian tashmë kanë dërguar ofertë në drejtim të sulmuesit nga Gaboni.

Aubameyang do të largohet nga “Topçinjtë” pas problemeve të fundit. Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Juventusi për ta bindur lojtarin të transferohet në Torino.

Për 32-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Barcelona dhe PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm