Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon huazimin e Aubameyangut

Skuadra e Juventusit edhe zyrtarisht ka kontaktuar Arsenalin në lidhje me çështjen e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili është larguar nga ekipi i parë nga trajneri Mikel Arteta për shkak të thyerjes së rregullores disiplinore.

Mësohet se Juventusi po e kërkon vetëm huazimin e Aubameyangut deri në fund të sezonit pa opsionin e blerjes.

Aubameyang po stërvitet i vetëm dhe gjasat janë të mëdha që të largohet gjatë janarit nga Arsenali, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Te Juventusi, 32-vjeçari po shihet si opsion i mirë për sulmin në pjesën e dytë të këtij sezoni. Ai deri më tani, ka shënuar shtatë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm