Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali do t’i refuzojë ofertat për Aubameyangun

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit, përkundër që është përjashtuar nga ekipi i parë dhe po stërvitet i vetëm.

Mediumet britanike kanë bërë të ditur të mërkurën se drejtuesit e Arsenalit do t’i refuzojnë të gjitha ofertat për Aubameyangun, i cili do të jetë pjesë e klubit të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Aubameyang është sanksionuar nga trajneri Mikel Arteta për thyerje të rregullave disiplinore dhe ka disa ndeshje që nuk është përfshirë fare në ekip.

32-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 15 ndeshje.