Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Walker i kthehet Cityt për duelin me Arsenalin

Kyle Walker

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker do të jetë në dispozicion të trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiolas për ndeshjen kundër Arsenalit, kanë raportuar mediumet britanike të premten.

Walker gjatë kësaj jave është stërvitur me ekipin pasi është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në fillim të këtij muaji në ndeshjen e Championsit kundër Leipzigut.

Dueli mes Arsenalit dhe Cityt, zhvillohet të shtunën prej orës 13:30 në “Emirates Stadium” dhe i takon xhiros së 21 në Premier League. Aktualisht, City është lider në tabelë me 50 pikë të mbledhura, 15 më shumë se Arsenali që zë vendin e katërt.

Walker 31-vjeçar këtë sezon ka një gol e një asistim në 18 paraqitje në të gjitha garat për Cityn.

Artikuj të ngjashëm