Manchester City ka bërë edhe ofertën e dytë për ta mbajtur mbrojtësin Kyle Walker në skuadër.
Mediumet angleze kanë shkruar të premten se trajneri Pep Guardiola dëshiron të bëjë çdo gjë për të mos e lejuar Walkerin të largohet, pavarësisht interesimit të Bayern Munichut.
33-vjeçarit i është ofruar pagë më e madhe në ofertën e dytë. Futbollisti anglez për Pep Guardiolën është i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Në 39 paraqitjet e edicionit të kaluar, Walker e pati një asistim, por kishte rol të rëndësishëm në fazën defensive.