Manchester City mund të jetë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Kyle Walker në finalen e Ligës së Kampionëve, kanë njoftuar mediumet britanike të martën.
Bëhet e ditur se Walker ka munduar në stërvitjet e Cityt të kësaj jave për shkak të një lëndimi në shpinë dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për duelin e së shtunës.
City, në finalen e Championsit që luhet në Stamboll, do të përballet me skuadrën e Interit.
“Kyle ka disa dhimbje në shpinë dhe nuk është mirë. Kështu që, nuk është stërvitur me ekipin, pasi nuk kemi dashur të rrezikojmë. Shpresoj që ditëve në vijim të jetë gati”, ka thënë trajneri i Cityt, Pep Guardiola.
Si City ashtu edhe Interi po synojnë trofeun e tretë këtë edicion, duke kërkuar suksesin në Champions.
City tashmë është shpallur kampion i Premier Leagues dhe ka triumfuar në Kupën FA, ndërsa Interi e ka fituar Superkupën dhe Kupën e Italisë.