Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City do të jetë pa De Bruyenen në fillim të edicionit

Kampioni i Anglisë dhe i Evropës, Manchester City, ka marrë një lajm të hidhur para edicionit 2023/24.

Ekipi i Pep Guardiolas do të jetë në javët e para pa mesfushorin Kevin de Bruyne, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak të lëndimit. De Bruyne u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë deri në muajin shtator.

Ai ka lënduar muskulin e këmbës dhe i duhet kohë më e gjatë për t’u rikuperuar plotësisht.

Është e sigurt se ai do t’i mungojë Cityt në ndeshjen e Superkupës së Anglisë kundër Arsenalit dhe të paktën dy xhirot e para të Premier Leagues. 31-vjeçari ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të Cityt në edicionin e fundit, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar 31 herë në të gjitha garat.