Kevin De Bruyne nuk do ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, ka raportuar të premten “The Mirror”.
Mesfushori do të largohet nga City në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata.
“Sky Sport News” mëson se Aston Villa ka pasur bisedime për një transferim të mundshëm, menjëherë pasi belgu të përshëndetet me skuadrën aktuale.
Kontrata e De Bruynes me Cityn skadon në fund të muajit qershor, që i bie të jetë në mesin e Botërorit për klube në Miami.
Lojtarët e kanë mundësinë që ta vazhdojnë kontratën edhe për dy javë, në mënyrë që të luajnë në këtë turne.
Edhe
Arrihet marrëveshja, De Bruyne te Napoli
Megjithatë, De Bruyne po planifikon që të përshëndetet me fansat e Cityt në ndeshjen e fundit të sezonit në Premier League, më 25 maj në udhëtim te Fulhami.
Ndeshja e fundit e belgut me Cityn në “Etihad” do të jetë kundër Bournemouthit.