Futboll

De Bruyne pajtohet që të transferohet te Napoli

Kevin De Bruyne

Foto: Associated Press

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, është pajtuar që të transferohet te skuadra e Napolit në afatin kalimtar të verës. Kështu ka raportuar të premten “Fotball Italia”.

De Bruyne do të largohet nga City në fund të edicionit, pas një dekade të kaluar në “Etihad”.

Gruaja e De Bruynes së fundi e ka vizituar qytetin e Napolit. Raportohet se ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për kushtet personale. Marrëveshja tashmë varet nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Për belgun ka shprehur interesim edhe skuadra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Inter Miami.

33-vjeçari De Bruyne nuk pritet të luajë me Cityn në Kupën e Botës për klube.

Ai iu bashkua Cityt në vitin 2015 nga Wolfsburgu dhe prej asaj kohe ka fituar 16 trofe.

Mesfushori me tipare ofensive ka realizuar 108 gola në 421 paraqitje në të gjitha garat për Cityn. Ka kontribuar edhe me 177 asistime.