Kevin De Bruyne e ka kompletuar transferimin si futbollist i lirë te Napoli në Serie A, nga Manchester City i Premier Leagues angleze, ka shkruar Sky Sport të enjten.
33-vjeçari iu bashkua kampionit të Italisë pasi i skadoi kontrata me klubin anglez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBelgu i kreu testet mjekësore të enjten në Romë, ndërsa është përcjellë nga një numër i madh i tifozëve të Napolit.
City njoftoi në muajin prill se De Bruyne do të largohej nga ekipi pasi nuk i ka ofruar mesfushorit kontratën e re.
De Bruyne qëndroi për dhjetë vjet te City dhe fitoi shumë trofe. Ishte prej lojtarëve më të mirë në skuadër për një dekadë.
Në sezonin që tashmë ka përfunduar, De Bruyne i shënoi katër gola dhe shtoi edhe shtatë asistime në 28 paraqitje në Premier League.