Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

De Bruyne kthehet në stërvitje pas 128 ditësh

Kevin De Bruyne

Pas 128 ditësh, mesfushori belg Kevin De Bruyne, është kthyer në stërvitje te Napoli të hënën, shkruan “Fotball Italia”. 

Për shkak të një lëndimi në kofshë, që e ka mbajtur jashtë fushës që nga 25 tetori, De Bruyne i ka munguar napolitanëve në 28 ndeshje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë rikuperimit, De Bruyne më shumë kohë ka kaluar në vendlindjen e tij në Belgjikë. Ai në Itali u kthye javën e kaluar. 

Mesfushori me tipare sulmuese mund të ftohet nga trajneri i Napolit, Antonio Conte, për ndeshjen e së premtes ndaj Torinos. 

34-vjeçari me Napolin këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat derisa ka kontribuar me katër gola dhe dy asistime. 

De Bruyne iu bashkua kampionit në fuqi të Italisë verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn. 

Kontrata me Napolin i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.