Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti rikthehet në Serie A

Mesfushori defensiv, Marco Verratti, sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në futbollin italian me të përfunduar edicioni aktual.

“L’Equipe” ka raportuar të premten se krerët e Parisit pritet ta nxjerrin në shitje italianin këtë verë, pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij. Po ashtu, edhe tifozët e klubit po e kërkojnë largimin e Verrattit, i cili ka kontratë me Parisin deri në vitin 2026.

Për ta lënë të lirë 30-vjeçarin, PSG-ja po kërkon të paktën 50 milionë euro, ndërsa interesim për transferimin e tij ka shprehur Juventusi.

Verratti është i gatshëm të rikthehet në Itali pas më shumë se një dekadë në Francë, ku ka fituar tetë tituj kampioni me Parisin. Ai iu bashkua Parisit në vitin 2012, ndërsa këtë edicion ka një asistim në 33 paraqitje.

 

Artikuj të ngjashëm